BE dakordohet për liberalizim të vizave për Kosovën
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanё miratuar mandatin negociues të Këshillit tё BE-sё pёr për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.
Konform mandatit tё miratuar, Presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, thuhet ne komunikatën pёr shtyp lёshuar nga BE.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky lidhur me kёtё vendim ka vlerësuar se heqja e vizave po bёhet falё përpjekjeve tё Kosovёs nё forcimin e kontrollit kufitar, menaxhimit të migracionit dhe të sigurisё.
Ai shpreson qё ky bashkëpunim i mirë, vetëm sa do të forcohet edhe në të ardhmen.
“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që të arrijmë sё shpejti marrëveshjen me Parlamentin Evropian për ta shndërruar premtimin nё realitet”, ka porositur shefi i diplomacisë çeke, Jan Lipavsky.
Sipas mandatit tё miratuar, heqja e vizave do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast, jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.
Bashkimi Evropian, ndryshe shpreson qё sistemi ETIAS tё bёhet funksional deri nё nёntor tё vitit qё vjen, e nё kёtё rast nuk duhet pritur janarin e vitit 2024, sepse bashkë me ETIAS hynë në fuqi edhe liberalizimi i vizave.