BE thirrje palëve: Ulni tensionet dhe rikthehuni dialogut
Dhjetor 12, 2022 10:21 Europe/Tirane
Pas trazirave në veri të Kosovës, Bashkimi Europian i ka bërë sërish thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të ulin tensionet mes tyre, të ndalojë konfliktet dhe t’i kthehet dialogut me Kosovën.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ka bërë me dije se BE kërkon fuqimisht që dy vendet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Për t’i dhënë fund përplasjeve dhe vendosjes së barrikadave, palët duhet t’i kthehen bisedimeve”, ka thënë ndër të tjera Borrel./gazetashqiptare/