Shpërthim në fabrikën më të madhe të municionit në Serbi
Një shpërthim masiv që ndodhi në fabrikën më të madhe të municioneve në Serbi ka plagosur të paktën tre punëtorë.
Sipas rrjetit televiziv shtetëror serb, shpërthimet në një depo municioni në fabrikën Sloboda në Çaçak, rreth 140 km në jug të Beogradit, shkaktuan shpërthime të fuqishme dhe një zjarr të madh që ndriçoi qiellin e natës mbi qytet. Një shpërthim i madh u dëgjua të Shtunën para orës 20:00 me kohën lokale, pasuar nga disa shpërthime më të vogla. Pas incidentit, autoritetet lokale lëshuan një urdhër për evakuimin e zonës përreth impiantit Sloboda në Çaçak. Fabrika e municioneve thuhet se është mbyllur. Sipas raportit, Sloboda është impianti më i rëndësishëm i municionit i Serbisë, i cili u bombardua në vitin 1999 gjatë një operacioni të NATO-s gjatë luftës në Kosovë.
/parstoday/