Dhjetor 20, 2022 07:35 Europe/Tirane
  • Mblidhen disa komisione parlamentare në Kosovë

Sot do të mbahen mbledhjet e disa e komisioneve parlamentare.

Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, sot bën konstituimin dhe ka diskutim lidhur me planin veprimit të Komisionit.

Kurse në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike.

Ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë takim i anëtarëve të Komisionit me përfaqësuesit e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kuadër të organizatës HANDIKOS, do të ketë diskutim në Komision lidhur me kërkesën / peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. Për këtë i ftuar është Liburn Aliu – ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, raporton RTKlive.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. I ftuar: U.D Drejtori i Thesarit Nysret Koca dhe bën shqyrtimin e propozim rekomandimeve për MASHTI-në.

Ndërkaq Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të bëj shqyrtimin e raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të bëj shqyrtimin e Planeve të Përformancës për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatoreve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP; AKRK; ARKEP; ARRU; KPMM; ZRRE);

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin Nr. për mbrojtjen e   informacionit  të klasifikuar dhe bën shqyrtimin e Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023./rtk