Vizat dhe aplikimi në BE, dy lëvizje tё rёndёsishme gjatë vitit 2022
Dy lёvizje tё rёndёsishme nё raportet nё mes tё Prishtinёs e Brukselit ndodhёn nё vitin 2022: liberalizimi i vizave si dhe aplikimi i Kosovёs pёr marrjen e statusit tё kandidatit nё Bashkimin Evropian.
Dosja e vizave e cila ishte pluhёrosur nё sirtaret e selisё sё BE-sё si pasojё e mosveprimit shumëvjeçar tё Brukselit, mё nё fund u trajtua nё vitin 2022 dhe gati u kompletua nga institucionet relevante.
Bashkimi Evropian e nisi kёtё hap nё tentim tё rikthimit tё kredibilitetit tё rrёnuar nё rajon e nё dritё tё agresionit rus nё Ukrainё dhe mёtimeve qё sё paku Ballkani Perёndimor t’i rezistojë influencёn ruse, ndaj tё cilёs shumë shtete tё rajonit nuk ishin imune, raporton RTKlive.
Kёshtu, Kosova mori premtimin formal se vizat do hiqen mё sё largu mё 1 janar tё vitit 2024.
Pёrpos vendimit mbi liberalizimin e vizave, Prishtina zyrtare shkoi edhe njё hap tutje.
Mё 15 dhjetor nё Pragё, Kosova dorёzoi aplikacionin pёr status kandidati tek presidenca çeke. Ishte ditё historike, jo vetёm pёr Kosovёn, por edhe pёr Bashkimin Evropian.
Pёr anёtarsim po aplikonte njё vend tё cilin jo tё gjithё nё BE e trajtojnё si shtet e qё njёkohёsisht e ka tё garantuar perspektivёn evropiane.
I cilёsuar tashmё nё kuloaret evropiane si rast sui-generis, aplikimi i Kosovёs nuk mund tё injorohet.
Me kёtё aplikim Kosova detyroi Brukselin tё ballafaqohet me premtimin e dhёnё qysh nё vitin 2003 – kur u konfirmuan dyert e hapura tё BE-sё pёr tё gjitha vendet e rajonit, pёrfshirё kёtu edhe Kosovёn.
Dhe krejt keto do duhet tё ndodhin nё gjysmёn e parё tё vitit 2023 sepse nuk ka shumё kohё. Duhet tё ndёrmirren veprimet e shpejta dhe tё binden shtet mosnjohёse qё tё lejojnё nisjen e proceseve tё integrimeve evropiane, tё cilat edhe ashtu nё situata normale marrin shumё kohё – jo muaj por vite.
Por rasti i Kosovёs nuk ёshtё normal andaj edhe politikbёrёsit evropian do detyrohen qё nё gjysmëvjetorin e parё, tё ndërmarrin manovra politike diplomatike e shfrytёzojnё mundёsitё procedurale nё mёnyrё qё tё lejojnё nisjen formale tё rrugёtimit evropian pёr Kosovёn e njёkohёsisht mbajnë premtimin e dhёnё 2 dekada mё herёt.