Përfundon protesta kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe në veri të Mitrovicës
Në sheshin kryesor në Veri të Mitrovicës ka përfunduar protesta kundër Listës serbe dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Një qytetar i cili ka marr fjalën, tha se Vuçiq në kohën e barrikadave ka premtuar që do të dal në krahë, por nuk e ka realizuar. Ai kërkon tërheqjen e policisë nga veriu i Kosovës, për këtë i bënë thirrje kryeministrit Kurti dhe bashkësisë ndërkombëtarë.
Folësi i dytë, tha se pas tërheqjes së barrikadave nuk janë mbajtur premtime për lirimin e “vëllezërve tanë, nuk janë tërhequr barrikadat, premtimet nuk janë realizuar, nuk janë tërhequr forcat e policisë nëse nuk munden me na mbrojtë mos të na dëmtojnë”. “Ne nuk duam rebulike të huaj e duam Serbinë është " nëna jonë" si popull nuk kemi udhëheqës, prandaj e lusim Beogradin të na dëgjojë çka themi sot, dhe të kujtojë çfarë kemi thënë në të kaluarën, në këtë mënyrë të na ndihmojë”, tha ai.
Ndërsa, folësi i tretë tha se kjo nuk mund të durohet më, “që 23 vjet po durojmë. Sot përçojmë mesazhe për qetësi. Të gjithë jemi këtu si qytetar, jemi bashkë dhe po i themi një porosi shtetit tonë (Serbisë). Të lirohen të burgosurit, të tërhiqet ‘Rosu’ dhe të mos ndërtohen baza të policisë, të ndërkrejnë bisedimet derisa këto dy kërkesa të realizohen.
Një folës tjetër tha se prej bashkësisë ndërkombëtarë kërkojnë të kryejnë punën e tyre, sepsa sipas tij, ata haptas janë renditur në anën tjetër.
Ndërsa poshtë sheshit të Ura e Ibrit, shihen forca të shtuara të EULEX-it dhe KFOR-it.
Protesta ka filluar me vonesë për shkak se u kane ndalë energjinë elektrike dhe nuk po munden ti mbajnë fjalimet.