Janar 11, 2023 09:55 Europe/Tirane
  • Serbët e Bosnjë Hercegovinës kremtuan festën e ndaluar

Edhe pse e ndaluar me ligj, kjo nuk i pengoi serbët e Bosnjë e Hercegovinës të festonin dje në lindje të Sarajevës, ditën e shpalljes së republikës së tyre autonome.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e kundërshtoi 9 janarin, si Ditën e Republikës Serbe dhe shpalli kremtimin e asaj date jokushtetuese. Sipas mediave, në paradë kanë marrë pjesë pjesëtarë të policisë, forca speciale, përfaqësues të shoqatës së veteranëve dhe përfaqësues të shoqatës pro-ruse “Ujqit e natës”.

Kjo ishte hera e parë që manifestimi qendror me rreth 2500 pjesëmarrës u mbajt në Sarajevën Lindore në vend të Banja Lukës dhe në paradë morën pjesë edhe disa ministra të qeverisë serbe, përfshirë edhe kreun e diplomacia, Ivica Daçiç./shqiptarja/