Janar 18, 2023 10:11 Europe/Tirane
  • Flamuri ‘çmend’ Vuçiçin/ Gazetari tallet: E vendosi kamerieri shqiptar...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe miku i tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërritën në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Por ndërsa të dy mbërritën në resortin luksoz, një ‘surprizë’ ishte rezervuar për presidentin serb. Pranë hotelit ku qëndronte ai, ishin vendosur flamujt e Kosovës dhe flamuri ‘Autochthonous’.

Vendosja e këtyre flamujve është cilësuar një provokim nga mediat serbe. Madje flamujt në Davos janë krye-argumenti i mediave serbe, të cilat thonë se ky është një skandal.

Gazetari Enver Robelli ka ironizuar reagimin e medieve serbe për këtë ‘skandal’.

“Mediat e Vuçiçit sot qenkan çmendur (përsëri). Shkruajnë se në një hotel në Davos të Zvicrës "lobistët shqiptarë" paskan vendosur "flamuj provokativë" përballë hotelit ku po qëndron kryetari serb i cili është pjesëmarrës i Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Një gazetë bulevardeske po citon "ekspertë" serbë që "janë të bindur" se këtë vepër shqiptarët e kanë përgatitur moti, sepse lobi shqiptar "atje (në Zvicër) ndihet si në shtëpi të veten". - Puna mund të jetë krejt ndryshe: ndonjë kamerier shqiptar i hotelit mund të ketë vendosur këta dy flamuj për të përshëndetur krejt pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik Botëror ose ndonjë cjap alpin, ujk të ardhur nga Italia apo ndonjë shqiponjë që fluturon krenare mbi alpet e kantonit Graubünden. Lobi shqiptar është gjithkund ku është paranoja e mediave bulevardeske të Beogradit,” shkruan ai./syri/