Janar 18, 2023 10:13 Europe/Tirane
  • Ambasadori suedez në Kosovë: Vitin e ardhshëmm pa viza në Bashkimin Evropian

Pas Çekisë presidenca e Bashkimit Evropian i takon Suedisë.

Në një intervistë për RTK-në, ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka shprehur optimizmin se në janar të vitit 2024 kosovarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave. Ai premtoi se gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë më ato kosovare.

Radhën e kryesimit të Bashkimit Evropian tani e ka shteti i Suedisë ku gjatë një interviste për RTK-në ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur optimist se viti 2024 do të jetë vit kur qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm në BE.

“Tani pika e diskutimit është në Parlamentin Evropian dhe kuptoj zhgënjimin e kosovarëve”, tha ai.

Wesretlund tha se ka nisur konsultimet me shtetet e tjera anëtare të BE-së, se si të procedohet tutje për aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Gjatë kësaj interviste Wesretlund tha se në Suedi janë rreth 70 mijë shqiptarë, disa prej tyre janë të suksesshëm në jetën akademike të shtetit, por edhe në biznes dhe se gjatë mandatit të tij premtoi se do të punojë që ftojë kompanitë suedeze që të vijnë në Kosovë dhe të bashkëpunojnë me kosovarët në sektorin e përpunimit të drurit./syri/