Janar 23, 2023 10:20 Europe/Tirane
  •  Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet popullit të hënën në orën 20:00, njoftoi kabineti i tij dhe tema qendrore pritet të jetë propozimi evropian për Kosovën.

Të premten, pas bisedimeve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Beograd, Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun me Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për gazetarët edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diplomati sllovak Miroslav Lajçak. Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiç, Vuçiç do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë së Serbisë nesër në ora 11:00. Sipas njoftimeve në media, ai duhet t’i informojë anëtarët e Qeverisë së Serbisë për diskutimet me të dërguarit ndërkombëtarë për propozimin evropian për Kosovën dhe më pas t’i drejtohet publikut në mbrëmje. Nuk na presin ditë të lehta, as zgjedhjet dhe për të mbrojtur e ruajtur vendin dhe popullin duhet të jemi të bashkuar. Kështu u shpreh në rrjetet sociale, presidenti i Serbisë, Aleeksandër Vuçiç i cili theksoi se bëri çmos për të ruajtur dhe mbrojtur vendin në Forumin Ekonomik të Davosit, shkruan N1. Sipas tij, dorëzimi nuk ishte kurrë një opsion.  “Një javë tjetër lufte për mbijetesë dhe prosperitet, për një të ardhme më të mirë për Serbinë. Jam krenar që zëri i Serbisë u dëgjua qartë dhe racionalisht në arenën botërore, nënë Davos. “Është e rëndësishme që ne e prezantuam politikën tonë në mënyrë të saktë dhe të argumentuar, dhe ndoshta edhe më e rëndësishme, që e promovuam Serbinë si një destinacion investimi, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë dhe për përmirësimin e të gjithë qytetarëve”, nënvizoi ai ndër të tjera.