Shkurt 01, 2023 08:22 Europe/Tirane
  • Amerika garantuese: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës të Kosovës

Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Kosovës ishin në krye të vendit në hapësirat e ambasadës amerikane.

Që në orën 10:00 të ditës të ftuarit e shumtë nisën të mblidhen në selinë e Uashingtonit në kryeqytetin e Kosovës , ku po diskutohej për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori Jeffrey Hovenier, pas diskutimit ku morën pjesë zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile, liderë politikë e anëtarë të korit diplomatik, iu drejtua opinionit me deklaratë.

“Partneriteti jonë me Kosovën është i palëkundur  .Biseda e sotshme reflekton miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne deshëm të kuptojmë perspektivat e pjesëmarrësve për Asociacionin. Çka mund të jetë? Se si mund të kryej punë për qytetarët e Kosovës, por edhe atë se çfarë kapacitete s’mund t’i ketë e çfarë mund t’i ketë”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Hovenier, shtoi se  nga dora e pare u dëgjuan pikëpamjet e pjesëmarrësve për zbatimin e AKS-së, dhe se si kjo mund të realizohet  në mënyrë që siguron të ardhmen e Kosovës  shtet sovran, i pavarur, multientik e demokratik.

Mes tjerash ai thotë se u shfaqën pikëpamje se si Asociacioni mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve dhe nevojave që janë fundamentale për secilin komunitet dhe për të gjitha funksionet që të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse sikur që janë: Arsimimi, kujdesi shëndetësor, zhvillimi lokal ekonomik.

“Ndërsa disa zyrtarë amerikanë tashmë e kanë bërë këtë pikë, unë gjithashtu dua të jem i qartë për pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mbështesim asnjë marrëveshje që cenon Kushtetutën e Kosovës, që nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, ose që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin multietnik, apo institucionet demokratike të Kosovës. Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çdo entiteti që i ngjan Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. ”/syri/