Shkurt 01, 2023 08:23 Europe/Tirane
  • Plenkoviç kundër presidentit kroat: Kosova nuk u aneksua nga ndërkombëtarët

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka kundërshtuar deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, duke deklaruar se Kosova nuk është aneksuar nga bashkësia ndërkombëtare.

“Askush nuk e ka aneksuar Kosovën sepse atëherë do ta aneksonte një shtet tjetër. Nuk e di konceptin e nxjerrjes në të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Plenkoviç, shkruan N1.

Pas seancës së Kryesisë të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Plenkoviç nënvizoi se se “është e rëndësishme që Kosova të jetë shtet i pavarur me të cilin Kroacia ka marrëdhënie diplomatike.

“Ajo që është e rëndësishme është që Kosova është shtet i pavarur me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, se ministri ynë Davor Filipoviç ka qenë në Kosovë, se me të kanë shkuar rreth 50 biznesmenë tanë”, theksoi ai./syri/