Vuçiçit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE
Shkurt 02, 2023 08:21 Europe/Tirane
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas luftës në Kosovë ishte vënë nën sanksione nga Bashkimi Europian.
Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i ishte ndaluar hyrja në BE.
Atëherë Vuçiç ishte ministër i Informacionit.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në shtator 1999 ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksander Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, shkruan Istraga në Twitter./syri/