Rihapet Aeroporti i Prishtinës! Kërcënimi për bombë rezulton i rremë
Shkurt 07, 2023 08:43 Europe/Tirane
KOSOVË- Kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka rezulutar të jetë i rremë.
Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila bëri me dije se aeroporti tashmë është i hapur për fluturime.
Më herët, Gara tha se pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë evakuuar.
Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë ka pasur alarm për bombë. Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili gjithashtu rezultoi i rremë./shqiptarja/