Shkurt 08, 2023 08:48 Europe/Tirane
  • Një tjetër deputete shfaqet e fokusuar në celular duke parë veshje

Një tjetër deputete serbe, Marija Jevdic është fotografuar duke parë imazhe me fustane teksa në parlament zhvillohej debati i nxehtë për Kosovën. Ajo u mundua të justifikohej duke thënë se ishte mesazh që ia kishte dërguar vajza dhe thjesht kishte klikuar linkun.

“Është një mesazh që ma ka dërguar vajza ime dhe ka qenë një link që e kam hapur. Prania ime në të dyja ditët e seancës në mbështetje të raportit nuk u vu asnjëherë në pikëpyetje”, tha ajo pas publikimit të skandalit./shqiptarja/