Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut
Shkurt 13, 2023 09:00 Europe/Tirane
Ashtu si në Shqipëri, 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria vendosi që flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Qeveria njoftoi se vendimi u mor në shenjë solidarizimi dhe nderimi për shkak të jetëve të humbura nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit që mori jetën e mbi 30 mijë personave. Gjatë ditës së nesërme flamuri shtetëror do të ulet në gjysmështizë në institucionet e shtetit dhe përfaqësive të huaja diplomatike-konsullore.Edhe në Shqipëri, ditën e nesërme do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe do të ndizen qirinjtë si shenjë solidariteti për Turqinë.