Shkurt 16, 2023 08:42 Europe/Tirane
  • Bugajski: Serbia njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën!

Analisti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janush Bugajski thotë se mbështet kushtet e vendosura nga Albin Kurti për Asociacionin. Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.

Në një intervistë për Euroneës Albania, analisti është shprehur se herët a vonë Serbia do ta njohë Kosovën, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiç. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Ka gjasa të ndodhë më shumë.Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE”,  u shpreh Janush Bugajski./syri/