Identifikohet 23-vjeçarja shqiptare Ifigjenia, që kërkohej përmes rrjeteve sociale
Tragjedia e trenit në Greqi, në Tempe nuk ka fund! Trupi i 23-vjeçares Ifigjenia Micka me origjinë shqiptare u identifikua pas testit të ADN-së, siç bëri të ditur avokati i familjes së saj.
23- vjeçarja Micka ishte në mesin e personave të zhdukur pas aksidentit të trenit në Tempi . Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së. Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.
Avokati i familjes tha: "Fatkeqësisht , 23-vjeçarja fatkeqe, Iphigenia, ka vdekur pasi trupi i saj u identifikua së fundmi me metodën e ADN-së. Prehu e qetë”.
Familja e saj është me banim në Giannica. Sipas motrës së saj, e cila foli për ANT1, 23-vjeçarja po udhëtonte me vagonin tre dhe do të zbriste në Platy. Familjarët e saj kanë qenë në kërkim që nga momenti i aksidentit, pa asnjë rezultat.
22-vjeçarja ka telefonuar nënën e saj gjatë udhëtimit, duke i thënë se ishte mirë dhe se po udhëtonte me të dashurin e saj.
“Askush nuk na lajmëroi. Ne e morëm vesh nga vëllai i të dashurit të saj”, vazhdoi ajo dukshëm e mërzitur, duke treguar se i ishte gjetur i dashuri i motrës që udhëtonte me të. "Ai është mirë. Me një djegie të rëndë në dorë, por është mirë," vuri në dukje, duke shpjeguar se djali i ri u nxor nga zjarrfikësit./syri/