Mars 09, 2023 08:38 Europe/Tirane
  •  Përfundon protesta në Greqi

Kanë përfunduar protestat për aksidentin e treniave në Larisa ku humbën jetën 57 persona. Në mesditë pati incidente të shumta përballë Parlamentit të vjetër, kur anarkistët hodhën bomba molotov dhe policia u përgjigj me kimikate.

Qendra e Athinës ishte e bllokuar, në kuadër të mobilizimeve të grevës në të gjithë vendin për tragjedinë e Tempit. Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur në qendër që nga mesdita për të marrë pjesë në marshim. Protestuesit mbanin pankarta me parulla jashtë Kuvendit. Greva u mbajt në shenjë proteste për tragjedinë e trenit në Tempe, me kërkesë që të mos  fshihen përgjegjësitë, kundër privatizimit dhe me kërkesë për masa sigurie në transport./syri/