Mars 15, 2023 08:31 Europe/Tirane
  • Një i burgosur vdes në spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se sot rreth orës ‪09:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet R.M., i lindur më 1958.

Sipas ShKK-së, tashmë i ndjeri që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore tërë kohen është trajtuar nga mjekët e stacionarit dhe specialistët konsultat të fushës.“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën”.

Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DShB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosuri nuk arriti t’i mbijetojë sulmit.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./syri/