Mali i Zi shkon në zgjedhje këtë të diel, Gjukanoviç kërkon rikonfirmimin
Këtë të dielë në 19 mars në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë mes tyre edhe presidenti aktual Milo Gjukanoviç. Në një komunikim me mediat Gjukanoviç tregoi arsyet pse zgjodhi të kandidojë serish.
“Kandidatura ime për president është shprehje e përgjegjësisë ndaj Malit të Zi, shprehje e shqetësimit për rrezikimin e arritjeve të zhvillimit të Malit të Zi modern, i cili është në probleme të mëdha. Në më pak se tre vjet, Mali i Zi ka bërë një rrugë të pabesueshme, nga një vend që u përshkrua si një oazë e demokracisë multietnike dhe një spirancë e stabilitetit në Ballkan, nga një vend që ishte lider në procesin e negociatave me BE-në, e deri te Mali i Zi që sot cilësohet si plagë kanceri eBallkanit dhe e Europës. Kësaj agonie duhet t’i jepet fund sa më parë dhe kjo është e mundur në zgjedhje. Është koha për njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm“, tha Gjukanoviç./syri/