Mars 16, 2023 08:29 Europe/Tirane
  • Tentativë vrasje në Lipjan, policia arreston një person të mitur

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në qytetin e Lipjanit. Një person i mitur është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka therë me thikë një person tjetër.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të një komunikate.

Kjo është komunikata e plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë 

Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë  ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

I dyshuari:

E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë./syri/