Veç 2 euro rritje për kujdestari, infermierët mes grevës dhe ikjes nga Kosova
Reparti i Ortopedisë në QKUK po punon me vetëm një infermiere në ndërrim tash e një kohë.
Ky repart me pothuajse të gjithë shtretërit e zënë me pacientë po funksionon më shumë vështirësi.
Të njëjtën situatë e kanë edhe shumë reparte të tjera në të gjitha spitalet e Kosovës. Pavarësisht kësaj situate, pagat dhe kushtet për ta nuk po plotësohen, kështu ata po detyrohen të ikin jashtë vendit, shkruan Syri.net Kosova.
E për këtë, Shoqata Sindikale e Infermierëve të QKUK-së po paralajmërojnë grevë .
Ata po kërkojnë rritjen e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunat e të dielat.
Mentor Sejdiu, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të QKUK-së, tha se ata si sindikatë, janë të diskriminuar me Ligjin për Pagat.
‘Edhe sot ka qarkulluar një tabelë për pagesën për kujdestari ku shihet edhe aty një diskriminim nga ata që për dëshirën e vet e rregulluan kujdestarinë me Ligjin për Pagat, por për infermierët asgjë’, tha Sejdiu./syri/