Mars 31, 2023 07:42 Europe/Tirane
  • 'Person i padëshiruar'/ Albin Kurti: S'do e lejoja Vuçiçin të vizitonte Kosovën!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do t’ia lejonte hyrjen në Kosovë, presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Kurti tha se një njeri si Vuçiçi që e vë në pikëpyetje Masakrën e Reçakut dhe e konsideron fabrikim, është person i padëshiruar në Kosovë.

Sipas kryeministrit, nëse Vuçiçi do të kërkonte leje ta vizitojë Kosovën, ai nuk do e lejonte. 

 

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë. Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës”.

“Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën njëherë. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën. Më mirë ta bënte kërkesën por çka të bëjmë tash, e thashë”, deklaroi Kurti në Klan Kosova.

Kur moderatori iu kthye se Vuçiç tashmë nuk do të lodhet për të bërë kërkesë, Kurti u përgjigj se nuk e ka hallin e Vuçiçit se a lodhet ai apo jo.

“Nuk e kam hallin se a lodhet ai”.

Ndryshe, Vuçiç ka thënë se deri në qershor e ka në plan që ta vizitojë Republikën e Kosovës për të qëndruar “një apo dy ditë dhe t’i vizitojë serbët në veri e jug”./syri/