Këshilltari i presidentes publikon fakte: Serbia po e shkel marrëveshjen e Brukselit
Këshilltari i presidentes, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po shkel përsëri Marrëveshjen e Brukselit të dakorduar në mes të Kosovës dhe Serbisë.
E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” në Serbi po hap gjashtë zyra të reja për të rinjtë në territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, ndërsa kjo ka ngjallur reagimin e Velës. Ai thotë se Serbia ka premtuar të mbyllë të gjitha institucionet paralele në Kosovë.
Ministri i qeverisë së Serbisë dhe Petkoviç “u dakorduan” sot për hapjen e institucioneve të reja ilegale në Kosovë. Kjo është një tjetër shkelje e marrëveshjes së Brukselit., e cila në fakt do të rezultojë në shpërbërjen gjithçka të paligjshme në Kosovë”, thotë ai.
Ai shton se Serbia po vepron kështu për të mos zbatuar marrëveshjen.
“Serbia po vepron me keqbesim për të penguar zbatimin e marrëveshjes”, shton ai./syri/