Dorëzohet Vuçiq: Serbia do të zbatojë gjithçka që ka rënë dakord
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të zbatojë gjithçka që është pajtuar.
Këto komente Vuçiq i bërë gjatë konferencës për media me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.
Vuçiq ka thënë se Serbia po përpiqet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, se do të vazhdojë reformat dhe do të punojë për përmirësimin e të drejtave të njeriut, si dhe se do të “zbatojë gjithçka që është rënë dakord”, shkruajnë mediat serbe.
“Shumë nga ajo që pritet nga Serbia ka të bëjë me dialogun me Prishtinën. Gjithashtu, ajo që ne gjithmonë e kemi pranuar me gëzim, më duket se janë reformat, ne jemi krenarë për reformën në drejtësi që po zbatojmë që nga janari i vitit të kaluar dhe shpresojmë që në maj Komisioni Evropian ta tregojë në raport. Kemi ende shumë për të bërë në zhvillimin e demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut, por njoh disa vende të BE-së që nuk janë para nesh në këtë drejtim, përkundrazi”, ka thënë ai Vuçiq.
Ai ka thënë se fjala e dhënë në Serbi ka shumë rëndësi “se nënshkrimi i dikujt”, duke aluduar në gatishmërinë e kryeministrit, Albin Kurti.
“Atë që thamë se do ta zbatojmë – do ta bëjmë, i thashë edhe presidentes së Greqisë se çfarë ishte e gatshme të bënte dhe çfarë jo, nuk ia fshehëm askujt, dhe zyrtarët evropianë e dinë se në Serbi fjala është shumë më e rëndësishme se fjala e dikujt tjetër, apo guxoj ta them, nënshkrimi i dikujt”, ka thënë ai./syri/