Prill 05, 2023 06:57 Europe/Tirane
  • Albin Kurti: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi sonte se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s dhe përgëzoi anëtaren e re Finlandën për pranimin në atë aleancë ushtarake.

“Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që ne gëzojmë janë gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për të mbrojtur lirinë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtarin e ri, Finlandën”, tha ai në Twitter. 

Aplikimi për anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.

Finlanda ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1.000 kilometrash, me Rusinë./syri/