Abazoviç i bën thirrje presidentit të ri: Anulo zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri në detyrë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç gjatë një interviste për mediat vendase, i ka kërkuar presidentit të sapozgjedhur Jakov Milatoviç të anulojë vendimin për zgjedhjet e parakohshme që u shpall disa ditë më parë nga Milo Gjukanoviç.
Mes të tjerash, Abazoviç shton se Jakov Milatoviç duhet të mbledhë në një takim të gjithë aktorët politikë për të vendosur së bashku një datë të re për zgjedhjet. ‘Mund të jetë në fund të qershorit. Çështja, është se presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme’, tha Abazoviç.Millo Gjukanoviç vendosi të shpërndajë Parlamentin dhe shpalli 11 qershorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 3 ditë para se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit./syri/