Fqinji vret me thikë të miturën dhe plagos dy të tjerë
Prill 11, 2023 08:40 Europe/Tirane
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd këtë të hënë.
Një 38-vjeçar është futur në banesën e një prej fqinjëve të tij duke i sulmuar me thikë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autori ka vrarë një 15-vjeçare dhe ka plagosur dy persona të tjerë, të cilët mendohen se janë prindërit e vajzës. Dyshohet se 38-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor dhe ndodhet në arrati./syri/