Lirohet nga qelia pas 4 muajsh eurodeputetja greke
Prill 14, 2023 08:35 Europe/Tirane
Lirohet eurodeputetja greke, e akuzuar për Qatar-Gate, Eva Kaili. Avokati belg Sven Maryka konfirmuar vendimin e autoriteteve belge për lirimin me byzylyk elektronik pas 4 muajsh në burgun Haren të Belgjikës.
44-vjeçarja ish nën kryetare e PE akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, legalizim të ardhurash nga aktivitete të paligjshme pas zbulimit të shumave të mëdha të paguara nga Maroku dhe Katar për influencimin e vendimeve dhe politikave europiane në favor të dy vendeve. Para Eva Kaili u liruan me të njëjtën procedurë dhe koka e organizatës, ish eurodeputeti socialist italian Pier Antonio Panzeri dhe ndihmësi belg Marc Tarambela./syri/