Rezultatet paraprake: LVV dhe PDK fitojnë nga dy komuna në veri të Kosovës
Zgjedhjet në Veriun e Kosovës kanë përfunduar dhe numërimi i votave ka nisur.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ne Zubin Potok dhe Zveçan.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ky subjekt politik ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.
”Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunën Veriore të Mitrovicës. Kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në komunën e Leposaviqit”, ka shkruar Muja në Facebook.
Në Zveçan kandidojnë Ilir Peci nga PDK-së, Fetah Peci nga VV, ndërsa Sladjana Pantoviq është kandidate e pavarur. 114 ka kandidati nga PDK-ja ndërsa 73 vota ka ai i VV-së.
Në Zubin Potok gara zhvillohet mes dy kandidatëve, Izmir Zeqiri nga PDK dhe Flatron Hasani i Vetëvendosjes. Sipas tij, 196 vota ka PDK me ndërsa 180 i ka VV.
Në total numri i votuave ka qenë 3.47 për qind.
Këto zgjedhje janë bojkotuar nga Lista Serbe, por Kosova i ka organizuar ato – dhe gjatë ditës nuk ka pasur incidente./syri/