Lajçak diskuton me Petritsch mbi Dialogun Kosovë - Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë të hënën në një panel diskutimi në Vjenë, ku është diskutuar normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe janë shkëmbyer ide se si mund të bëhet zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kështu ka deklaruar një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Laçak, ku ka qenë i pranishëm edhe diplomatë të tjerë që njohin mirë rrethanat në Ballkan.
“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkë-panelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak po qëndron në Vjenë, ku një ditë më parë ka takuar dhe në një takim tjetër të BE-së me Ballkanin Perëndimor, derisa ka folur edhe takimin tjetër të nivelit të lartë të dialogut të caktuar për 2 maj. Kjo, sipas tij, është një kohë përgatitjeje intensive.
“Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Rendi i ditës do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, paraqitjen e draftit të parë të Statutit të Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi drejtues dhe çështjet e ngutshme aktuale. Prandaj presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara për fazën e zbatimit”, ka shkruar Laçak në facebook.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa. Madje ai tha se është i gatshëm për takimin e 2 majit dhe se pret rezultatet konkrete./syri/