Prill 28, 2023 07:48 Europe/Tirane
  • ''Srpska' do të shuhet në veri'

Lista Serbe, pas zgjedhjeve të fundit në komunat e Veriut të vendit ka vendosur që ta shuajë aktivitetin e saj politik në këtë territor të vendit.

Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike (IAMN).

Në zgjedhjet e fundit në Veri të Republikës së Kosovës që erdhën si pasojë e braktisjes së institucioneve nga ana e përfaqësuesve serbë në politikë dhe në institucione të sigurisë si shenjë proteste ndaj vendimit për targat ilegale, nuk mori fare pjesë Lista Serbe, partia parlamentare që haptazi koordinohet me Beogradin zyrtar.

Në këto katër komuna sipas rezultatit zyrtar të kumtuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) katër kryetaret e rijnë të tyre do të jenë të nacionalitetit shqiptar, ani pse popullsia shumicë në atë rajon janë serbë. Sipas Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike (IAMN) ky zhvillim e ka shtyrë Listën Serbe që të marrë një hap të pazakontë.

“IAMN në bazë të të dhënave nga qytetarët serbë të veriut të Kosovës ka ardhur deri te informacionet që qytetarë të shumtë serbë në veri të Kosovës kanë kërkuar nga krerët e Listës Serbe të pushojnë aktivitetin e saj politik në veri të Kosovës, jo për arsye të mos-angazhimit të Listës Serbe por për shkak të mos-formimit te Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për shkak të zgjedhjeve lokale në veri që i konsiderojnë të pavlefshme”, i kanë thënë Insajderit nga IAMN.

Ky vendim pritet që shpejt të kumtohet zyrtarisht edhe nga vet Lista Serbe, do të krijohet një forcë e re politike në atë pjesë të territorit, por që nuk do të jetë parti.

“Serbët e veriut kanë kërkuar formimin e një Lëvizje serbe qytetare për veriun e Kosovës ku do të inkuadrohen të gjithë profesorët e universitetit ne veri, pastaj mjeket, bujqit, studentët dhe të gjithë popullata serbe e veriut”, kanë thënë nga IAMN.

Lidhur me këtë çështje drejtori ekzekutiv i IAMN Fatmir Sheholli ka deklaruar që pritet në një të afërme jo të largët që serbet e veriut të unifikohen në një ombrellë e cila do të përfaqësoi tërë popullatën serbe në veri të Kosovës./syri/