Shqiptarët e Luginës të kenë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë
May 03, 2023 09:00 Europe/Tirane
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Serbia nuk ka alternativë përveç një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.
Ai thotë se gjërat duket se janë vënë në binarë dhe po ecin në drejtimin e duhur, sa i përket marrëveshjës mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se Vuçiç paraqitet para opionit të vet sikur është i pathyeshëm.
Por, deputeti Kamberi thotë se qëllim i tyre politik dhe strategjik është që për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ndërtohet reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë.
Në një intervistë për Radio Kosovën, deputeti Shaip Kamberi, ndër të tjera, thotë se Prishtina dhe Tirana duhet të kenë programe të veçanta shtetrore për shqiptarët në Luginë./syri/