Policia greke arrestoi 39 emigrantë që tentuan të hynin nga Turqia
Një grup prej 39 emigrantësh, mes të cilëve 15 të mitur, të cilët tentuan të hynin në vend nga Turqia duke kaluar lumin, u arrestuan në Greqi, njoftoi policia greke.
Grupi përfshinte 13 burra, 11 gra dhe 15 të mitur, tha policia në një deklaratë, pa specifikuar kombësinë e tyre.
Kontrabandistët i dërguan emigrantët me një varkë gome në një ishull në mes të lumit dhe i lanë atje.
Në vitin 2020, Greqia ngriti një pengesë çeliku 37 kilometra të gjatë në rajonin e largët verilindor pasi dhjetëra mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin kufirin tokësor me Turqinë, duke u përplasur me forcat greke të sigurisë për ditë të tëra.
Qeveria konservatore kohët e fundit u zotua të zgjerojë këtë pengesë me 35 kilometra shtesë përpara fundit të vitit.
Ministria e Brendshme greke njoftoi se vitin e kaluar rreth 265 mijë emigrantë u penguan të hyjnë ilegalisht në vend.
Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë autoritetet greke të sigurisë për largimin rutinë të azilkërkuesve në kufi, gjë që Athina e mohon pavarësisht dëshmive të shumta nga ata që u refuzuan./syri/