Sherr masiv në Prizren, një i plagosur dhe 9 të shoqëruar në polici
May 08, 2023 07:35 Europe/Tirane
Një sherr masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Prizren.
Sipas mediave mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:16, ku ka nisur një sherr masiv mes dy grupeve në Prizren, të përfshirë kanë qenë 15 persona.
Në rrahje janë përdorë mjete të mprehta, doreza hekuri dhe armë zjarri. Nga kjo e fundit lëndime trupore ka pësuar një person.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa 9 persona janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit, për 48 orë./syri/