Kurti: Nuk do reshtim së kërkuari drejtësi për krimet e luftës
May 11, 2023 06:13 Europe/Tirane
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zotuar se nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.
Gjatë një vizite në ndërtesën e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Kurti u shpreh se Serbia duhet të deklarohet përgjegjëse për krimet e luftës në Kosovë.“Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, theksoi ai ndër të tjera në fjalën e tij.
Në këtë vizitë, Kurti u shoqërua edhe nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ku vizituan Drejtorinë e porsa themeluar për Hetimin e Krimeve të Luftës, që në të kaluarën ka qenë në nivel sektori.
Sipas strukturës së re organizative, drejtoria parashihet të ketë 41 zyrtarë hetues./syri/