May 16, 2023 08:08 Europe/Tirane
  • Shënohet vitktima e 10-të nga sulmi në shkollën e Serbisë

Ka vdekur një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd.

Ajo iu nënshtrua plagëve të cilat i morri gjatë të shtënave në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, njofton televizioni serb, RTS.Siç njoftoi Ministria  serbe e Shëndetësisë, pacientja e cila po trajtohej në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv. Kjo vogëlushe është viktima e 10 e krimit monstruoz që ndodhi më 3 maj në Beograd./syri/