Protesta - Kërkojnë shkarkimin e Vuçiqit, mbushen rrugët e Beogradit
May 29, 2023 08:27 Europe/Tirane
Në Beograd po mbahet protesta e katërt “Serbia kundër dhunës” pas dy tragjedive të ndodhura para pak ditësh. Gjithashtu partitë opozitare janë duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.
Në pamjet e publikuara nga mediat serbe shihet një pjesëmarrje masive në këtë protest që ka nisur para Kuvendit të Serbisë pak pas orës 18:00 dhe ka vazhduar pastaj deri tek ndërtesa e televizionit publik serb. Protestuesti serbë kanë mbushur rrugët e Beogradit edhe përkundër motit me shi.
Ranka Kashikovic ka qenë ajo që ka mbajtur fjalimin hapës në këtë protestë të katërt.
Kjo protestë masive e opozitës serbe vjen një ditë pas tubimit të Aleksander Vucicit./syri/