Tetor 28, 2023 09:34 Europe/Tirane
  • Gërvalla: Me urgjencë është anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me senatoren amerikane, Joni Ernst.

Ajo ka shkruar në platformën ‘X’, se gjatë takimit me senatoren amerikane ka diskutuar agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Gërvalla theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, raporton RTKlive.

Kryediplomatja kosovare tha se është urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe mënyrat për të forcuar partneritetin tonë të fortë./syri/