Mali i Zi tërheq njohjen për Kosovën?!
Nëntor 01, 2023 09:28 Europe/Tirane
Flet ministri shqiptar që ka në dorë qeverinë
Ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se ka shumë pak shanse që Mali i Zi të tërheqë njohjen për Kosovën.
“Diçka e tillë është teorike, hipotetike, por me atë që kemi përvojë politike, me çfarë kemi njohuri dhe me çfarë jemi në kontakt me shumicën dërrmuese, për të ardhur te ajo është e vështirë, një mision i pamundur. Mbrëmë ishte një debat kur këto subjekte i akuzonin subjektet pro serbe se si e kanë pranuar me nënshkrim NATO-n e se si kanë firmosur marrëveshje paraprake,” – deklaroi Gjeka./Syri