Nëntor 22, 2023 09:29 Europe/Tirane
  • Sarajeva është qyteti i tretë më i ndotur në botë, pas Nju Delhit dhe Lahores

Nga dje në mëngjes (21 nëntor), Sarajeva është qyteti i tretë më i ndotur në botë, pas Nju Delhit dhe Lahores. Siç raporton portali i Sarajevës Klix, banorët e Sarajevës janë mësuar, gjatë muajve të dimrit, që qyteti mban një pozitë famëkeqe të lartë në shkallën e qyteteve më të ndotura në botë.

Me ardhjen e motit të ftohtë, ajri i nëntorit, dhjetorit dhe janarit mund të etiketohet si “shumë i pashëndetshëm”. Për këtë arsye janë dhënë paralajmërime, të cilat duhet të merren parasysh kur cilësia e ajrit vlerësohet si më e keqja.

Ndotja e ajrit është veçanërisht e dëmshme për personat me sëmundje të traktit të frymëmarrjes si astma, sëmundjet e mushkërive dhe zemrës, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, por edhe për njerëzit e shëndetshëm, ndaj rekomandohet shmangia e aktiviteteve në natyrë.

Zonat më të ndotura në Sarajevë janë afër stacioneve matëse pranë Ambasadës Amerikane dhe Otokës, ndërsa ajri pranë Vijećnicës, Bjalavit dhe Ilidžës është shënuar si “i pashëndetshëm”.

 

Tags