Tubim pro-palestinez në Bosnje dhe Hercegovinë
Dhjetor 11, 2023 08:39 Europe/Tirane
Një numër i madh njerëzish nga shtresa të ndryshme të shoqërisë në Bosnje dhe Hercegovinë deklaruan mbështetjen e tyre për popullin e shtypur të Palestinës duke organizuar një marshim të madh në kryeqytet.
Në këtë tubim, pjesëmarrësit marshuan drejt ambasadës amerikane në Sarajevë dhe dënuan mbështetjen e Uashingtonit për regjimin izraelit në masakrën e njerëzve të pafajshëm në Gaza.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga sulmi i regjimit izraelit në Gaza dhe deri më tani janë martirizuar më shumë se 18000 njerëz.