Janar 01, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Borrell e quan vendim historik liberalizimin e vizave për Kosovën: Sjell përfitime të rëndësishme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një reagim për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e quajti atë një vendim historik të BE-së. Ai deklaroi se liberalizimi i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme, po ashtu edhe BE-së.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës, që sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi ai.