Rajoni
-
Mali i Zi: Konfirmohen pesë raste me Omikron
Dhjetor 19, 2021 13:19Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi konfirmoi zyrtarisht pesë raste të llojit Omikron të koronavirusit. Të gjithë të infektuarit me Omikron janë në gjendje shëndetësore të përgjithshme të mirë kanë simptoma të lehta, thuhet në njoftim. Dyshimi i parë u konstatua në fillim të dhjetorit, e pas kësaj të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.
-
Regjistrohen 14 viktima dhe 190 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
Dhjetor 19, 2021 08:18Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.592 teste, ndërsa janë regjistruar 190 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 101, Prilep – 12, Manastiri – 10, Velesi dhe Strumicë nga 8, Kavadari, Kumanova dhe Ohri nga 7, Resnja – 6, Shtipi – 4, Gjevgjelia, Demir Hisari dhe Negotino – 3, Bogdanci, Dellçeva, Kërçova dhe Probishtipi nga 2, Dibra, Koçani dhe Kriva Pallanka nga 1.
-
Tërmeti i fuqishëm godet ishullin grek, ndihet dhe në Athinë
Dhjetor 18, 2021 17:40Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur ishullin grek Antikythera.
-
VMRO: Zgjedhje të parakohshme në Maj, i japin fund krizës në Maqedoninë e Veriut
Dhjetor 18, 2021 11:39Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Kristian Mickovski ka bërë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të pranverës së ardhshme, por përpara kësaj, ai ftoi qeverinë dhe qytetarët që të formonin një qeveri të re teknike në muajt e parë të vitit 2022.
-
Osmani: Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i rajonit
Dhjetor 18, 2021 06:38Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk do të lejojë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të shndërrohet në dialog për statusin, territorin, funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të Kosovës.
-
PDK bojkoton adresimin vjetor të presidentes Osmani
Dhjetor 17, 2021 14:46Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë në sallë për të dëgjuar adresimin vjetor të presidentes Osmani, i planifikuar të nisë në ora 10:00. Kjo gjë është konfirmuar nga shefi i GP të PDK, Abelard Tahiri, që ka listuar edhe arsyet.
-
DASH vlerëson Shqipërinë dhe Kosovën për "shërbimet" e bëra në "luftën" kundër terrorizmit
Dhjetor 17, 2021 10:46Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor për veprimtarinë e shteteve të ndryshme në luftën kundër grupeve dhe organizatave të ndryshme terroriste.
-
Pesë raste me Omicron konfirmohen në Mal të Zi
Dhjetor 17, 2021 06:45Pesë raste të llojit Omicron të koronavirusit janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi, njoftoi më 16 dhjetor Instituti i Shëndetit Publik.
-
Pendarovski: Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses me 3 shtete
Dhjetor 16, 2021 17:18Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses nëse nuk përfshin të gjitha vendet e rajonit, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
-
Europol konfiskon 63 mln euro, arrestohen 544 persona për barna të falsifikuara
Dhjetor 16, 2021 12:17544 persona janë arrestuar pas një hetimi 9 mujor nga Europol për trafikimin e barnave të falsifikuara dhe substancave doping.