Gusht 04, 2021 15:59 Europe/Tirane
  • Parakushti i Kores Veriore për negociata me Amerikën

Koreja Veriore, kthimin në negociatat me Amerikën për çarmatimin e armëve bërthamore e ka kushtëzuar me heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas pretendimeve të ligjvënësve të Koresë Jugore, Koreja Veriore kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare duke përfshirë sanksionet ndaj eksportit të metaleve të saj, ndaj importit të karburanteve dhe ndaj nevojave të tjera të saj në mënyrë që të fillojë negociatat me SHBA-të për çarmatosjen bërthamore. Peniani gjithashtu kërkon edhe heqjen e sanksioneve ndaj importimit të mallrave luksoze të tij në mënyrë që të importohen në këtë vend veshmbathje me cilësi dhe artikuj të tjerë për të cilët ka nevojë. Të dy vendet e gadishullit korean pas 13 muajve, përsëri kanë vendosur lidhjen e drejtpërdrejtë të kontaktit. Më parë, qeveria e Koresë Veriore kishte deklaruar se rivendosja e lidhjeve të kontakteve zyrtare me Korenë Jugore mund të luajë rol pozitiv në përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Amerika ka vendosur sanksioneve të gjera kundër Koresë Veriore për shkak të asaj që Uashingtoni e quan përpjekje për prodhimin e armëve bërthamore dhe raketave balistike. Paraqitja e parakushteve nga ana e Koresë Veriore në lidhje me negociatat me Amerikën, vlerësohet si përsëritje e qëndrimeve të mëparshme të Penianit ndaj kërkesave rajonale dhe ndërkombëtare për fillimin e bisedimeve mes Uashingtonit dhe Penianit që pas ndryshimeve politike në Amerikë, i është kushtuar më shumë vëmendje këtyre kërkesave. Pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës dhe pas largimit të Donald Trump nga skena pushtetit politik, u paraqit më shumë kjo mundësi se politika e jashtme e Amerikës në periudhën e presidencës së Biden dhe sundimit të demokratëve në Shtëpinë e Bardhës, do të pësojë ndryshime të konsiderueshme ndaj çështjeve ndërkombëtare. Tani kanë kaluar disa muaj nga prezenca e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, mirëpo përkundër parashikimeve të mëparshme, politika e jashtme e Amerikës po vazhdon të ecë në po atë orbitën e periudhës së presidencës së Donald Trump, ndërkohë që premtimet e bëra nga ana e Joe Biden deri më tani nuk janë realizuar në sferën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me vendet e tjera të botës. Në bazë të kësaj, autoritetet e Koresë Veriore duk vë në dukje vazhdimin e politikave të Donald Trump në periudhën e presidencës së Joe Biden, zhvillimin e çfarëdo lloj negociatash për zgjidhjen e tensioneve në marrëdhëniet me Amerikën e kanë kushtëzuar me heqjen e sanksioneve të Amerikës ndaj Penianit. Në periudhën presidencës katër vjeçare të Trump pavarësisht zhvillimit të disa raundeve të negociatave mes presidentit të Amerikës dhe liderit të Koresë Veriore dhe gjithashtu pavarësisht premtimeve të Shtëpisë së Bardhë për heqjen e sanksioneve kundër Koresë Veriore, kurrë nuk u realizuan këto premtime dhe në fund autoritetet e Penianit filluan të bëjnë hapa më serioz në rrugën e rifillimit të testimeve raketore dhe bërthamore. Natyrisht se Koreja Veriore për të treguar qëllimin e vetë të mirë ndaj negociatave me Amerikën për zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, në fillim të këtij procesi, kishte ndërprerë programet e saj raketore dhe bërthamore, mirëpo Shtëpia e Bardhë nuk zbatoi premtimet e veta për heqjen e sanksioneve dhe pikërisht kjo çështje u bë shkak që Peniani përsëri të rifillojë testimet e armëve të veta strategjike. Siç duket, duke marrë parasysh eksperiencën e Koresë Veriore që pati disa herë me shkeljen e premtimeve të Amerikës, kësaj radhe Peniani derisa të mos hiqen sanksionet e Uashingtonit, nuk do të marrë pjesë në kurrfarë negociatash për uljen e tensioneve mes këtyre dy vendeve./parstoday