Gusht 05, 2021 12:36 Europe/Tirane
  • Presidenti i Italisë: Roma dhe Teherani mund të krijojnë bashkëpunime të dobishme

Presidenti i Italisë me anë të një mesazhi dërguar për Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Republikës Islamike të Iranit, ka theksuar se të dy vendet kanë aftësi të krijojnë bashkëpunime të dobishme në kuadër të paqes dhe zhvillimit të bazuar mbi vlerat e përbashkëta të të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergio Mattarella, presidenti i Italisë, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit iranian Sejed Ebrahim Raisi dhe nga e tij dhe e popullit dhe qeverisë së Italisë i ka uruar presidentit të ri të Iranit sukses në punën dhe përgjegjësinë e rëndësishme që ka marrë. Presidenti i Italisë në këtë mesazh urimi është shpreh i sigurt se duke marrë parasysh themelet e forta nga të cilat ka dal një miqësi e vjetër mes të dy vendeve, Italisë dhe Iranit, të dy këto vende mund të krijojnë bashkëpunime të dobishme në përputhje me paqen dhe zhvillimin që konsiderohet pjesë e vlerave të përbashkëta të të dy vendeve. Sergio Mattarella gjithashtu në këtë mesazh, nga ana e tij dhe e popullit të Italisë i ka uruar suksese presidentit dhe qeverisë së re të Republikës Islamike të Iranit./parstoday