Gusht 05, 2021 15:44 Europe/Tirane
  • Senati i Amerikës i heq kompetencat e luftës presidentit të SHBA-ve

Komiteti për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës është pajtuar me shfuqizimin e dy ligjeve të cilat i japin kompetencë presidentit të Amerikës për fillimin e luftës pa u konsultuar me Kongresin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se komiteti për marrëdhënie me jashtë në Senat me 18 vota pro dhe 14 vota kundër, ka miratuar shfuqizimin e ligjeve të miratuara në vitet 1991 dhe 2002, të cilat i japin kompetencë presidentit të Amerikës të përdor forcën ushtarake. Anëtarët e Senatit të Amerikës kanë thënë se me këtë votë dëshirojnë t’i rikthejnë autoritetin Kongresit të Amerikës për shpalljen e luftës, autoritet ky i cili i ishte hequr atij gjatë viteve të kaluara. Tre anëtarë republikanë përkrah anëtarëve demokratë të këtij komiteti kanë votuar pro këtij plani i cili kërkon heqjen e kompetencave luftarake të presidentit të Amerikës. Ky plan tani duhet të vendoset në votim në kuvendin e Senatit. Përpjekjet e mëparshme të ligjvënësve të Amerikës për balancimin e kompetencave luftarake të presidentit të shtetit kishin dështuar./parstoday