Shtator 14, 2021 09:41 Europe/Tirane
  • Trump: Nuk keni zgjidhje tjetër veçse të më rizgjidhni në 2024!

Duke kritikuar performancën e presidentit aktual të SHBA, ish -presidenti amerikan Donald Trump tha se opsioni i vetëm për Shtetet e Bashkuara është që ta riemërojë atë si president në vitin 2024.

Sipas agjencisë IRNA, ish-presidenti amerikan, në një intervistë me Fox News në lidhje me planet e tij për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2024, deklaroi se puna e Amerikës "ka arritur në një pikë ku nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta bëjmë këtë". "Është e turpshme", shtoi Trump. Ish-Presidenti amerikan vazhdoi ta përshkruajë tërheqjen e trupave dhe pajisjeve amerikane nga Afganistani  nga ana e administratës së Joe Biden si "turpi më i madh në historinë amerikane". Ai shtoi: "Kur shikojmë ngjarjet në Afganistan, ne shohim vdekjen pa asnjë arsye". Trump kritikoi gjithashtu Presidentin amerikan Joe Biden, duke e quajtur atë "të paaftë për të udhëhequr vendin" dhe duke e përshkruar administratën e tij si "përçarëse". Zhvillimet në Afganistan kanë shkaktuar kritika të forta ndaj Joe Biden. Anëtarët e Kongresit Amerikan, përfshirë demokratët që janë gjithashtu aleatë të Biden, kanë shprehur pakënaqësi të fortë me zhvillimet në Afganistan dhe thanë se kanë ndërmend të hetojnë shkaqet e krizës. Sidoqoftë, Joe Biden ka mbrojtur vendimet e tij në Afganistan, megjithëse ai është përpjekur të shmangë përgjegjësinë për atë që po ndodh në këtë vend dhe ta transferojë atë përgjegjësi te të tjerët./ParsToday