Shtator 15, 2021 12:17 Europe/Tirane
  • Stafi mjekësor francez proteston në Paris

Punonjësit shëndetësorë francezë protestuan të martën në Paris në shenjë proteste ndaj një skeme të detyrueshme vaksinimi në vend.

Sipas Associated Press, protestuesit francezë kundërshtuan vaksinimin e detyrueshëm në vend, duke akuzuar qeverinë se ishte joaktive në spitale për 18 muajt e fundit. Ata theksuan se njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë nëse vaksinat që duan të na japin janë të vërtetuara. Protestuesit gjithashtu kritikuan ashpër qeverinë për mungesën e shtretërve të mjaftueshëm në spitale dhe për mungesën e pajisjeve bazë për të trajtuar pacientët, duke thënë se spitalet franceze nuk do të jenë më në gjendje të pranojnë pacientë me koronavirus. Në Francë, për të hyrë në kafene, restorante dhe shumë vende të tjera publike, duhet një pasaportë shëndetësore ose një test negativ të Covid-19. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se të paktën 115,000 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Franca renditet e katërta në botë dhe e para në Evropë me më shumë se 5.744 milionë raste të Covid-19 dhe me më shumë se 110,000 vdekje./ParsToday